Ka armiq? Jo të gjithë te Barcelona e duan Xavin si trajner

Josep Maria Bartomeu në një intervistë për TV3 ka konfirmuar se ata mbështesin Quique Setienin si trajnerin e tyre edhe për edicionin e ardhshëm.

Për më shumë, presidenti i Barcelonës bëri të ditur se ata duan që të respektojnë kontratën me trajnerin deri në fund.

Të lidhura

None found

Sidoqoftë, kjo gjë nuk mund të garantohet me intervista, shkaku që Setien duket se e ka humbur garën me Real Madridi për La Ligën, derisa nuk e kanë të sigurt as Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, Xavi Hernandez që lidhet me një zëvendësim të trajnerit aktual, ka rinovuar me skuadrën nga Arabia Saudite, Al Sadd.

Modeli i Xavit, tregon më së miri se jo të gjithë te Barcelona e duan rikthimin e tij në Camp Nou, aq më pak si trajner.

Por, kjo gjë mund të ndryshojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin e ardhshëm dhe Bartomeu mund të mos jetë më president i klubit.


Shtuar 15.07.2020 07:37