Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Kosovë. Mësohet se viktima ishte një 64-vjeçar nga Cernica.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Po ashtu ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë protokollin e vendosur për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
