“Nuk mundem t’ua fal”, kjo nënë akoma kërkon përgjigje për burrin dhe dy djemtë në Srebrenicë

Njëzetepesë vjet më parë, më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë të Bosnjës u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në Srebrenicë, masakër kjo e cila u shpall zyrtarisht si genocid.

Data 11 korrik shënon përvjetorin e zymtë të asaj ngjarjeje- vrasjen më të madhe masive në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ramiza Gurdiq humbi burrin e saj dhe dy djemtë në masakrën e vitit 1995 dhe ka kaluar një çerek shekulli duke kërkuar për eshtrat e tyre dhe duke kërkuar përgjigje./REL


Shtuar 11.07.2020 07:33