Kosovës ia mbyll dyert edhe Maqedonia e Veriut, për të kaluar kufirin kërkohet testi i bërë brenda 72 orëve

Maqedonia e Veriut ka vendosur që t’ua mbyll dyert disa shteteve të rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën si masë parandaluese kundër pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nxjerrë një vendim me anë të të cilit ka vendosur që t’i mbyll kufijtë me Kosovën.

Të lidhura

None found

Gazeta Express merr vesh se për të kaluar kufirin Kosovë – Maqedoni duhet që qytetarët ta kenë bërë testin ndaj koronavirusit, i vlefshëm jo më pak se 72 orë.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në emisionin Pressing të T7, e ka komentuar këtë vendim duke thënë se është e padrejtë që Maqedonia e Veriut të kërkojë test nga qytetarët e Kosovës.

“E padrejtë të kërkohet testi nga Maqedonia e Veriut”, ka thënë Zemaj.


Shtuar 8.07.2020 19:21