Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Z.Ilir Meta, ka pritur sot në një takim ish-Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij të re në krye të këtij institucioni kushtetues.
Presidenti Meta e falenderoi për përgjegjshmërinë e kësaj detyre dhe vlerësoi rolin e tij për përdorimin e standarteve të auditimit supreme publik të pranuara ndërkombëtarisht, për luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore.
Z.Leskaj ka shprehur falenderimet e tij për Kreun e Shtetit për mbështetjen maksimale institucionale që ju është dhënë pë përmbushjen e detyrës.
