U shpall fajtor pas sherrit në Greqi, Maguire reagon me thënie të Budës (FOTO LAJM)

Harry Maguire u dënua me 21 muaj burg pasi u gjet fajtor për një përleshje, rezistencë ndaj arrestimit dhe përpjekje për ryshfet në Mykonos.

Futbollisti i Manchester United ka reaguar në rrjetet sociale duke publikuar një thënie të Budës.

“Tre gjëra nuk mund të fshihen gjatë: Dielli, Hëna dhe e vërteta”, ka shkruar mbrojtësi i Kombëtares Angleze.

Duket se Maguire do të përdor të gjitha rrugët për të vërtetuar pafajësinë.

Ai dje u largua edhe nga lista e Kombëtares për dy ndeshjet e shtatorit dhe do të zëvendësohet me lojtarë tjetër.


Shtuar 26.08.2020 07:57