Ibra rinovon kontratën me Milanin, “kuqezinjtë” ofrojnë edhe dy super lojtarë

Sot ka qenë një ditë e rëndësishme për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic te Milani dhe për 1 sezon!

Siç është raportuar nga Sky Sport, Milani ka bërë një ofertë të re që duket vendimtare, palët tani janë shumë afër dhe nënshkrimi i kontratës mund të arrijë nesër (të mërkurën).

BAKAYOKO – Milani është një hap larg nga përcaktimi i kthimit të Tiemouè Bakayoko nga Chelsea.

Londinezët kanë hapur rrugën për huazim me të drejtë dhe jo detyrim blerje! Një huazim me të drejtë blerje rreth 30 mln euro verën e ardhshme. Francezi po bën gati valixhet drejt Milanos.

BRAHIM DIAZ – Gjithashtu edhe Brahim Diaz është afër të bëhet një lojtar i ri i Milanit.

Marrëdhëniet e mira midis Milanit dhe Real Madrid, të përforcuara nga Theo Hernandez, duhet të çojnë talentin e ri spanjoll që të veshë ngjyrat kuqezi.


Shtuar 26.08.2020 07:01