Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës.
Një automjet ka përplasur një fëmijë të moshës rreth 7 vjeç.
Vogëlushi ndodhet akoma në vendngjarje në pritje të ambulancës e cila nuk ka ardhur ende.
Gjendja e tij shëndetësore nuk shfaqet e rëndë por ka marrë disa dëmtime në këmbë si pasojë e goditjes. 7-vjeçari u aksidentua gjatë kohës që kishte dalë shëtitje me prindërit.