UEFA zgjedh 11-shen më të mirë të sezonit në Ligën e Kampioneve (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua finalja e Ligës së Kampioneve mes Bayern Munich dhe Paris Saint Germain.

Bavarezët arritën të triumfonin 1-0 ndaj parisienëve, duke ngritur lart trofeun e Ligës së Kampioneve për herë të 6-të në historinë e klubit, falë golit të shënuar nga Kingsley Coman në pjesë e dytë të takimit.

Përveç ndeshjes së mbrëmshme që ishte speltakolare, dy skuadrat finaliste zhvilluan një ndeshje sezon fantastik, prandaj dhe në 11-shen e lojtarëve më të mirë të publikuar nga UEFA, përfaqësohen me nga 4 lojtarë (Manuel Neuer, Joshua Kimmich, Serge Gnabry dhe Robert Leëandoëski / Juan Bernat, Presnel Kimpembe, Marquinhos dhe Angel Di Maria).

Marcel Sabitzer i Leipzig, Erling Braut Haland i Borussia Dortmund dhe Raheem Sterling i Manchester City kompletojnë formacionin që pa dyshim duket i shkëlqyer.


Shtuar 24.08.2020 14:25