Deputeti i partisë socialistë në Vlorë Edmond Leka është infektuar me koronavirus.
Albeu.com mëson se prej disa ditesh ai eshte i shtruar tek Spitali Infektiv, dhe nga dje trajtohet vec te tjerash edhe me oksigjen.
Kujtojmë se deputeti Adriatik Alimadhi ishte i pari që u infektua, pas tij dhe disa të tjerë ku këtu përmendim edhe rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliajt.
Ndërkohë pritet përditësismi i ministrisë për shifrat e fundit të koronavirusit në vend.