Lajm i mirë nga Durrësi: Asnjë mjek që vizitoi të moshuarën nuk është infektuar me koronavirus!

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një dalje për mediat që sapo filloi njoftuan atë që e cilësuan ajm të mirë se në kampionin e parë të testimeve te mjekë dhe infermierë në Durrës rezultuan negativë.

Kjo do të thotë se pasi u janë marrë analizat dhe është bërë tamponi, asnjë mjek dhe infermier në Durrës ku sot vdiq gruaja 78 vjeçare P.G., nuk është e infektuar me koronavirusin.

Gjithsesi koronavirusi bartet dhe jep efekte deri 14 ditë më vonë ndaj potenciali i rrezikut duket të mos jetë zero.

Manastirliu tha se sot u analizuan 84 njerëz ku 50 ishin mjekë dhe infermierë që dolën negativë si dhe 34 të tjerë, civilë, ku 3 rezultuan pozitivë.


Shtuar 11.03.2020 18:29