Një person është plagosur në këmbë pas një konflikti të çastit në lagjen “11 janari” në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 ku 35-vjeçari i identifikuar me incialet M.Rr u plagos me armë në këmbë.
Ai ka përfunduar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.