Një vajzë është gjetur e pajetë me shenja dhune pasditen e ditës së djeshme në plazhin e Velipojës. Për këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga Indrit Bajraktarin, me origjinë nga Postriba. Ai ishte personi i fundit që u takua me vajzën pasi së bashku kishin dalë me skaf në det.
E reja u gjet nga peshkatarët në zonën e quajtur “Vilun”. Ditën e djeshme, policia e raportoi si të mbytur, ndaj mbetet e paqartë arsyeja përse kanë arrestuar Bajraktarin. Vajza është identifikuar si Enisa Doda, 17 vjeçe.
Velipojë/Shkodër: Më datë 19.08.2020, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e se.ksit femer, ende e pa identifikuar.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje