BILANCI/ 10.590 numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali, 827 viktima

Ka shkuar në 10.590 numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali, 2.076 persona më shumë se dje.

Viktima janë 827, ku sot kanë humbur jetën 196 persona më shumë se dje.

Numri i personave të shëruar është 1.045. OBSH shpalli Covid-19 pandemi globale, ndërsa ka lajmëruar se pritet rritja e numrit të viktimave në vendete prekura.

Ndërkohë, kryeministri Giuseppe Conte, ka falënderuar qytetarët për ata që i konsideron “sakrifica të vogla e të mëdha, pasi e gjithë Italia është vendosur në karantinë.


Shtuar 11.03.2020 17:50