Eric Abidal do të jetë ai që i jep lajmin e pritur Quique Setien.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal, është caktuar të jetë personi që do t’ia komunikojë lajmin e hidhur trajnerit Quique Setien.
‘Mundo Deportivo’ shkruan se francezi do të takohet sot me Setien për t’i bërë të ditur gjithçka.
Abidal mbrëmë ka marrë këtë detyrë nga presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu.
Mbetet të shihet se kur do të zyrtarizohet vendimi për shkarkimin e Setien.