Tuna në pritje të ëmbël?! Mikeshat e nxjerrin zbuluar (FOTO LAJM)

Tuna dhe Patrisi mesa duket po planifikojnë të zgjerojnë familjen e tyre. Edhe pse shpesh janë përfolur për krisje, prindërit e Tian duket se pas çdo problemi bashkohen sërish.

Në daljet që ka pasur në rrjetet sociale, ajo që na ka bërë përshtypje është barku i rrumbullakosur poshtë fustanit. Kanë qenë mikeshat, ato që kanë publikuar një video të saj, teksa ecin në mbrëmje.

Të lidhura

None found

Tuna është kapur pak sekonda dhe në profil duket qartazi barku i fryrë poshtë fustanit të kuq. Në rrjetet sociale ajo poston shpesh “Story”, por gjithnjë kujdeset që ta kapë veten bust, pa nxjerrë në pah barkun. Në setin e fundit, ndonëse me një fustan të gjerë, dallohen qartë kilet e shtuara në zonën e barkut.

Ndërkohë Tuna prej muajsh ndodhet në SHBA, partneri dhe djali saj vijojnë të jenë në Kosovë. E nëse nuk ka qenë një produksion muzikor, ai që e ka larguar nga familja duhet të jetë një motiv edhe më i fortë, si është sjellja në jetë e një tjetër fëmije, këtë herë në SHBA.

Deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga këngëtarja.


Shtuar 9.08.2020 09:13