Një burrë ka mbetur i plagosur sot pasi u përfshi në një aksident rrugor në periferi të Tiranës.
Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, rreth orës 17:25, tek kthesa e Kamzës.
Mjeti me drejtues shtetasin F.Gj., 27 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin XH.K., 52 vjeç, duke cituar informacionin policor.
I dëmtuari është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.