Ashtu siç edhe pritej, Bayer Leverkusen ka siguruar biletën për 1/8-ën e finales së Ligës së Evropës.
Bayer Leverkusen ka përforcuar fitoren e ndeshjes së parë kundër Rangers, për të kaluar në fazën tjetër të garave të Ligës së Evropës.
‘Aspirinat’ kanë fituar sot 1:0 në ‘BayArena’, për të çuar rezultatin final në 4:1.
Skuadra e udhëhequr nga Steven Gerrard ishte e paaftë të bënte më shumë kundër gjermanëve, duke i dhënë kështu aventurës në Evropë.
Leverkusen në anën tjetër vazhdon rrugëtimin me synimin që të fitojë trofeun e dytë më prestigjioz në futbollin evropian për klube.