Një krim makabër ka ndodhur në Turqi ku një punëtor turk qebapi vrau vajzën e tij pasi erdhi e dehur në shtëpi.
Shtetasi në fjalë, Hasan Uslu mbyti për vdekjen vajzën e tij Dinem Uslu, trupin e saj e preu me thikë mishi dhe ia fshehu pjesët në një frigorifer.
Mediat vendase shkruajnë se autori është dënuar me 24 vite burg.
Vrasja ndodhi në rrethin e Kesan në provincën veri-perëndimore turke të Edirne.
Trupi i Didem Uslu, 32 vjeçe, një balerinë, u gjet i masakuar nga oficerët e policisë në pyll dhe babai i saj kuzhinier, Hasan, u arrestua nën dyshimin e vrasjes së saj. Ai tani është dënuar me 24 vjet burg.
Uslu i tha gjykatës se ishte faji i vajzës së tij, duke pretenduar se ajo e fyeu nënën e saj kur arriti në shtëpi dhe më pas u grind me të, kurse ai e urdhëroi atë që të ishte më e respektueshme.
Kur ajo e kundërshtoi, ai tha se ai humbi durimin dhe pastaj e mbyti atë për vdekje.
Kuzhinieri i qebapit u arrestua pasi krahu i balerinës u gjet i mbështjellë me gazetë në pyjet lokale nga një burrë që mblidhte kone pishe pranë një xhamie lokale, më 9 janar.
Policia testoi gjurmët e gishtave të krahut dhe zbuloi se ajo i përkiste Didem Uslu.
Hetimet zbuluan se babai i saj po përpiqej të hidhte trupin e saj në një pyll aty pranë pjesë-pjesë.
Uslu mori pjesë në gjyq përmes një video-dëgjimi, ndërsa gruaja e tij – e akuzuar për moskallëzim krimi në polici – nuk mori pjesë në seancë. /albeu.com/