Një parajsë, “James Bond” nxjerr në shitje shtëpinë për 100 milionë dollarë (FOTO LAJM)

Aktori i njohur Pierce Brosnan, i njohur për rolin e tij të James Bond, ka nxjerrë në shitje “pallatin” e tij në Malibu, për 100 milionë dollarë.

“Agjenti 007” e bleu tokën në vitin për vetëm 7 milionë dollarë në vitin 2000 dhe në 2010 ndërtoi këtë “parajsë”, të cilën tani kërkon ta shesë me një çmim stratosferik.

Të lidhura

None found

Prona me dy shtëpi, që përfshin 9 dhoma gjumi dhe 14 banjo, ndodhet buzë detit dhe ka aq shumë panele diellore, sa që pronari i ri do të jetë në gjendje të ngrohë shtëpinë, pishinën e jashtme dhe atë të mysafirëve, dhe përsëri të shesë energji elektrike për rrjetin local të energjisë.

Megjithatë, me një shumë të tillë, do të jetë pak e vështirë që aktori i njohur të gjejë blerës.


Shtuar 29.09.2020 09:52