Barcelona nuk ka ndërmend ta lëshojë, refuzon 150 milion euro për Fati

Barcelona nuk duket ta ketë ndërmend ta shesë talentin premtues, Ansu Fati.

Gjiganti katalonas e ka hedhur poshtë një ofertë me vlerë 150 milionë euro të Manchester United e cila prej kohësh ka shfaqur interesimin për adoleshentin.

Barça kërkon të rinovojë kontratën me Fatin e cila i përfundon në vitin 2022, ndërsa klauzola e lirimit është me vlerën e çmendur të 400 milionë eurove.


Shtuar 29.09.2020 09:34