Ronaldo i siguron një pikë Juventusit në “Olimpico” ndaj Romës (VIDEO)

Cristiano Ronaldo edhe një herë bëri diferencën në fushë, për skuadrën e Juventus.

Kampionët e Italisë kanë arritur që të marrin një pikë në Romë (2:2), përkundër se luajtën me një lojtar më pak për 30 minuta.

Roma kaloi e para në epërsi, duke shënuar me anë të Veretout, me anë të një penalltie.

Ishte Cristiano Ronaldo ai që u kundërpërgjigj në radhët e Juves, duke shënuar po ashtu nga pika e bardhë, në minutën e 44’.

Kur mendohej se me këtë rezultat shkohet në pauzë, ishte përsëri Veretout ai që gjeti golin për 2:1.

Juventus mbeti me një lojtar më pak në minutën e 62’, kur Adrien Rabiot u ndëshkua me kartonin e dytë të kuq, por kjo nuk pengoi ‘Zonjën e Vjetër’ që të gjejnë golin edhe një herë.

Për harkimin e Danilo ‘fluturoi’ Cristiano Ronaldo, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë për 2:2.

Këto dy gola të Ronaldo bëjnë që Juve të mos mposhtet në ‘Olimpico’ dhe të marrin një pikë me vete.

Barazimi sheh Juven të shkojë në katër pikë, kurse për Romën sjell pikën e parë të sezonit.


Shtuar 27.09.2020 20:45