Rama i bindur në fitoren e mandatit të tretë: Asgjë s`më ndan nga Vlora!

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një dalje për mediat nga Vlora ka treguar planin e tij për qytetin në rast se ai merr një mandat të tretë.

“Si çdo betejë apo ndeshje fitohet kur mbaron. Pavarësisht se ne jemi besimplotë se do të fitojmë, duhet të bëjmë maksimumin se fitorja nuk është qëllim në vetvete, por rezultat i punës në krye të detyrës. Kandidoj apo jo si deputet, me Vlorën nuk më ndan asgjë. Siç kemi bërë për Vlorën”, tha Rama.

I pyetur për deklaratat e ish-kryeministrit Berisha, Rama nuk i konsideroi të rëndësishme, ndërsa shtoi se deri më tani është bërë shumë punë dhes e do të vazhdohet po me të njëjtën ritëm.

“Unë nuk dorëzohem, por njerëzit duhet të bëjnë durim. Unë besoj se kemi bërë një transformim të madh të punës së administratës në tërësi me revolucionin digjital. Pra janë miliona vajtje ardhjet e kursyera për shërbime që duhet ti bënim duke u sorollatur.

Nga ana tjetër nuk do të thotë që njerëzit nuk kanë të drejtë kur ankohen për administratën. Është një kantier i madh që vazhdon punën.

Kjo është një luftë e vazhdueshme, unë nuk dorëzohem por njerëzit duhet të bëjnë durim se nuk është e kollajshme. Por kjo nuk është potencialesh për PS por të përgjithshme. Për hir të vërtetës nuk është se jemi kursyer për njerëzit që kanë dështuar apo na kanë turpëruar, por është një luftë që vazhdon dhe kërkon kohën e vet.

Administrata është ngrehinë dhe progresi i bërë këto vite është i kuptueshëm. E keqja në këtë rast, e mira nuk ka fund kështu që njerëzit i kanë harruar radhat e pafundme në shi për të paguar faturat e OSHEE apo për të bërë një aplikim. Megjithatë kemi ende shumë për të përmirësuar për shërbimin online që të mbarojë kjo histori”, tha Rama.


Shtuar 26.09.2020 18:23