“356 ditë pa shënuar”, gazeta prestigjoze sulmon Hazardin

Eden Hazard është kthyer në shënjestrën e medias spanjolle “AS” ditët e fundit.

Futbollisti belg, i cili po vuan një seri dëmtimesh te kampionët e Spanjës është ironizuar nga “AS” për faktin se nuk ka shënuar gol në kampionat prej 356 ditësh, thuajse një vit.

Të lidhura

None found

Kolumnisti Tomas Ronçero shprehet se mosaktivizimi dhe mungesa shkëlqimi i ish-futbollistit të Çelsit me fanelën madrilène nuk kanë ardhur për shkak të dëmtimeve në kyçin e këmbës, por për shkak të mungesës së përkushtimit.

“Nuk është problem kyçi i këmbës, por mungesa e përkushtimit gjatë periudhës verore. Gjendja e tij ishte e njëjta me kohën kur mbërriti vjet në Madrid teksa firmosi për “ekipin e ëndrrave” të tij. Është mbipeshë dhe jashtë forme. Duhet të shikoni paraqitjet e tij me Çelsin dhe e kuptoni se sa shumë talent dhe cilësi ka demonstruar në fushë. Por, me fanelën e Realit ne dimë vetëm dëmtimet dhe problemet kronike për të qenë në formë. Ndihem i tradhëtuar dhe i zhgënjyer nga mungesa e tij e përkushtimit”, shkruan Ronçero.


Shtuar 26.09.2020 17:30