Bënë namin me bashkëpunimin e parë, çfarë po kurdisin tani Dhurata Dora dhe Soolking (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Dhurata Dora ka në karrierën e saj shumë hite, mes të cilave disa janë bashkëpunime me artistë të njohur.

Kur jemi tek duetet, vlen të theksohet projekti “Zemër” në duet me Soolking, i cili është pritur shumë mirë edhe jashtë trojeve shqiptare.

Në postimet e fundit në Instagram, Dhurata shihet krah Soolking, gjatë vizitës në Paris.

Në këtë mënyrë, fansat e dyshes aludojnë në një tjetër bashkëpunim mes tyre, por një gjë të tillë pritet ta konfirmojë Dhurata ose Soolking.

Kujtojmë se “Fajet” titullohet projekti i fundit muzikor nga Dhurata Dora, të cilin e solli në bashkëpunim me Azet.


Shtuar 25.09.2020 13:18