Naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer sërish protestave.
Ata janë mbledhur për të disatën herë para dyerve të rafinerisë.
Naftëtarët kërkojnë nga organet qeverisëse të reflektojnë për plotësimin e kërkesave të tyre dhe fillimin e punës së rafinerisë.
Mësohet se nga Këshilli Sindikal u vendos që ditën e hënë punonjësit do të hyjnë në greve urie pranë ambienteve të Kombinatit.