Spartak Ngjela zbulon çfarë do të ndodhë në tetor: Nuk do tronditet vetëm politika!

Avokati Spartak Ngjela deklaron se “Reforma në Drejtësi dhe antikorrupsin nuk ka trembur vetëm politikanët por edhe gazetarët e moderatorët.”

Postimi i plotë:

Reforma në drejtësi dhe antikorrupsin, nuk ka trembur vetëm politikanët e lartë dhe gjyqtarët e korruptuar: ajo ka trembur edhe gazetarët e moderatorët e shitur te korrupsioni i lartë shtetërorë.

A e di këtë ambasadorja amerikane në Tiranë, zonja e nderuar për shqiptarët, Yuri Kim?

Sigurisht që e di.

Madje këtë ajo e provoi dhe sot.

Një gjë është e sigurt: të temburit nga ligji dhe drejtësia, kur bashkohen bëhen qesharakë.

Do të krijohen shumë situata të tilla qesharake nga bashkimet e të korruptuarve, gjatë muajit tetor të këtij viti.

Keni për t’i parë…


Shtuar 23.09.2020 21:07