60 vjeçari u qëllua gjatë sherrit, tjetër ngjarje kriminale në Durrës

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Burimet bëjnë me dije se një person ka mbërritur i plagosur në Urgjencën e spitalit te Durrësit pasditen e sotme.

I lënduari mësohet se është qëlluar me thikë nga një person me te cilin ishte konfliktuar.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar 23.09.2020 16:20