Infektohen me koronavirus dy persona në prokurorinë e Elbasanit

Një punonjëse dhe një oficer i policisë gjyqësore në prokurorinë e Elbasanit janë infektuar me koronavirus.

Po ashtu bëhet me dije se të dy punonjësit janë të karantinuar ndërsa pritet përgjigja për një tjetër punonjëse.

Me raportimin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në Elbasan u konfirmuan 13 raste pozitive për Covid-19. Ndërsa, totali i rasteve aktive në qark ishte 287.

Në total, numri i të infektuarve në vend është 12,385 nga 79, 730 testime të bëra në total teksa pritet përditësimi i ministrisë.


Shtuar 21.09.2020 14:00