Një aksident i rëndë është regjistruar në Fushë-Bulqizë, pak minuta më parë.
Një makinë tip “Benz” është përplasur me një fugon dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Të lidhura
None found
Një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. E plagosura rëndë është një 27-vjeçare e cila do të transportohet me urgjencë drejtë Tiranës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
