Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur sot seancën për procesin e vettingut ndaj ish-drejtues së Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela.
Në seancën e sotme mësohet se nuk ka qenë e pranishme vetë Prela, por që është mbrojtur nga avokatja Blerina Tomaj.
Kujtojmë se një javë më parë, KPA vendosi të rihapë hetimin gjyqësor për ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela.
Lajmi u bë i ditur nga njoftimi në faqen zyrtare të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit sipas atë cilit “KPA zhvilloi të enjten seancën gjyqësore publike për çështjen që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Donika Prela”.
Donika Prela më pas doli kundër trupës së gjyqtarëve të KPA-së, duke kërkuar përjashtimin e Natasha Mulës dhe të Ina Ramës.
Prela e kaloi shkallën e parë të vettingut, por se vendimi u ankimua nga Komisionieri Publik, me argumentin se nuk kishte kryer deklarim të sakte dhe nuk justifikonte të ardhurat.