Aksident i rëndë në Himarë, një viktimë e dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Piqeras të Himarës.

Mësohet se është aksidentuar një makinë “Mercedes-Benz”, me targa të Durrësit dhe si pasojë ka humbur jetën një person. Viktima është identifikuar si Armand Asllani dhe është dërguar në morgun e Sarandës.

Ndërkohë në makinë ndodheshin edhe 2 persona të tjerë, të cilët janë plagosur. Nuk dihen ende detaje për gjendjen e tyre shëndetësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip Ford me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 8.09.2020 06:32