Vetëm pak minuta më parë është publikuar formacioni zyrtar për ndeshjen mes Kosovës dhe Greqisë.
Dardanët kanë shumë mungesa në këtë përballje, shumë më ndryshe se kundërshtari i tyre.
Por e gjithë vëmendja do të jetë te Arbër Zeneli për të bërë diferencën, pa harruar edhe Celinën, megjithëse ky i fundit nuk ka shumë minuta në këmbë.
Sulmuesi kryesor do të jetë Atdhe Nuhiu, i cili vuan shumë në gjetjen e golit.