Deri më tani janë gjashtë raste të konfirmuara nga koronavirusi në vendin tonë. Pas infektimit të djalit dhe babait, kanë rezultuar pozitivë dhe tre familjarë të tyre.
Ndërsa rasti i gjashtë është një 31-vjeçar nga Tirana, që ka pasur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër vetëm një ditor në vendin fqinj, ku për fat të keq është infektuar.
Kujtojmë se ditën e djeshme, institucionet arsimore u mbyllën me dy javë si dhe u anuluan aktivitete publike. Gjithashtu, udhëtimet detare dhe ato ajrore drejt Italisë së Veriut janë pezulluar.
E në një situatë të tillë, qytetarët të shumtrë mund t;i shohësh me maska apo qese në duar duke bërë furnizime nga frika e izolimit./albeu.com/