Real Madrid mbyll një cikël katër-vjeçar këtë sezon me Florentino Perez si president. Kjo do të thotë që anëtarët e klubit thirren në qendrat e votimit për të zgjedhur presidentin e ri. Në tre zgjedhjet e fundit (vitet 2009, 2013 dhe 2017) presidenti aktual nuk kishte kundërshtar, por gjithçka mund të ndryshojë këtë herë.
Enrique Riquelme, pronari i kompanisë së energjisë Cox Energy, ka konfirmuar qëllimin për të “luftuar” për presidencën e Merengue. Në moshën 32 vjeçare, ai shpjegoi në një intervistë për ‘El Confidencial’ se “një tjetër gjë është fjalimi dhe një tjetër, faktet.
Të lidhura
None found
Për të kandiduar për president duhen disa kushte , të kesh të paktën 20 vite anëtar i klubit të Realit, kusht ky që Riquelme e plotëson pasi është anëtar i klubit që prej moshës 12 vjeç dhe duhet të kesh kapital 15% të buxhetit të klubit që shkon deri në 90 milion euro që nuk është aspak pengesë për kandidimin e 32-vjeçarit, pasi kompania e tij vlerësohet 300 milionë dollarë.
“Tani për tani klubi duhet të marrë një drejtim tjetër dhe të përmirësojë menaxhimin e tij, duke u bërë një klub global. Nuk të bën global një turne veror në Amerikë.
Unë shoh mundësinë e zbatimit të përvojave që kam fituar dhe menaxhimin e një bordi profesional dhe jo të përbërë nga miq, në mënyre që ta çojmë klubin në një nivel tjetër’’, u shpreh biznesmeni ambicioz.
