Tashmë, numri 10 i Barcelonës ka një pronar të ri. Numri që shoqëroi lojtarin më të madh të parë ndonjëherë me fanellën e blaugranëve për 13 vjet përfundon mbi supet e Ansu Fati.
Një sinjal i fortë nga drejtuesit, por në të njëjtën kohë i vazhdimësisë duke pasur parasysh se sulmuesi 18-vjeçar, si Messi, është produkt i La Masia.
Pas largimit të Leo Messit, numri 10-të tek Barça kishte mbetur bosh. Drejtuesit ia ofruan disa prej lojtarëve, por ata refuzuan të mbanin mbi shpinë numrin e sulmuesit argjentinas. Duket se drejtuesit e klubit katalan po e kërkonin me ngulm numrin e ri 10-të, dhe siç, duket Ansu Fati pas bisedimeve ka rënë dakord ta mbajë veshur fanellën. Sulmuesi 18 vjeçar, tashmë ka përgjegjësi e madhe mbi supe…
Our new number ?
Made in La Masia ?❤️
⭐️ @ANSUFATI ⭐️ pic.twitter.com/co6NcpjxOx— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 1, 2021