Nuk ishte e vaksinuar, gjykatësi i heq kujdestarinë e djalit

Një nënë amerikane ka treguar për “Chicago Sun-Times” se një gjykatës i ka hequr kujdestarinë e djalit të saj vetëm për faktin se nuk ishte e vaksinuar.

“Prisja që seanca virtuale të fokusohej te detyrimet e ish-bashkëshortit për fëmijën, kur papritur gjykatësi më pyeti nëse isha vaksinuar.

I thashë jo sepse kam pasur gjithmonë reagim jo të mira ndaj vaksinave. Edhe doktorët nuk ma kanë rekomanduar”, tregon 39-vjeçarja Rebecca Firlit.

Pas kësaj, gjykatësi James Shapiro vendosi që nëna të mos e takonte djalin e saj 11-vjeçar derisa të vaksinohej.

Menjëherë, avokatët e nënës apeluan vendimin, duke e quajtur të padrejtë atë./albeu.com


Shtuar 31.08.2021 09:50