Interi në gjumë, Juventus triumfon në derbi dhe merr kreun (VIDEO)

Juventus ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Interit, shkruan Albeu.com.

Pas një pjese të parë pa gola bardhezinjtë në të dytën kanë shënuar fillimisht me Ramsey e më pas me Dybalan i cili u fut si zëvendësues në fushë.

Me këtë sukses skuadra e Sarrit merr vendin e parë me 63 pikë.

Ndërkohë Interi ngelet në vendin e 3 me 54 pikë 9 pikë larg kreut por që zikaltërit kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar atë me Sampdrorian. /albeu.com/


Shtuar 8.03.2020 21:36