Tritoli i vendosur në makinën e Elton Debreshit është bërë në bashkëpunim me të vëllain e tij në mënyrë që ai të përfitonte azil në Gjermani.
Alfred Debreshi dhe Elton Debreshi dyshohet se kanë bashkëpunuar së bashku në mënyurë që të përfitonin azil në Gjermani. Ato dyshohet se inskenuan triolin në makinën e Elton Debreshit. Policia zbuloi se autori ishte vëllai i tij, mirëpo në dëshmitë e dhëna në polici ata e kanë mohuar.
Gjithsesi, ishin përgjimet ato që zbuluan planin e dy vëllezërve. Alfred Debreshi i cili tashmë ndodhet në burg i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët: “më fute në burg, me q… nënën”, “e din se m’ke çu më burg o plak”, “na q… nënën mor burr”.
Po kështu gjatë bisedave të përgjuara, Alfred Debreshi dhe Elton Debreshi, flasin për mënyrën se si ato e kanë deklaruar ngjarjen përpara policisë dhe janë shumë të shqetësuar pasi deklarimet Alfredit nuk përputhen me faktet e tjera të deklaruara prej tyre./albeu.com