Ruben Semedo ka sërish probleme me drejtësinë. Futbollisti portugez i Olympiacos është arrestuar dhe sipas “iefimerida.gr” ai akuzohet për përdhunimin e një 17-vjeçareje.
Një ditë më parë nisi të qarkullonte si lajm, por nuk bëhej i ditur identiteti i futbollistit. Sot është mësuar se është Semedo ai që është ndaluar nga policia dhe do të përfundojë në prokurori.
Semedo pretendohet se është takuar me vajzën në një bar në Oropos. Aty ata kanë pirë diccka dhe më pas kanë shkuar në shtëpinë e 27-vjeçarit.
Aty thuhet se Semedo e ka përdhunuar të renë, e cila më pas me nënën e saj është paraqitur në polici dhe ka bërë kallëzim.
Menjëherë u lëshua dhe u ekzekutua urdhër arresti për futbollistin, i cili u mor nga forcat e rendit në shtëpinë e tij. Nëse akuzat vërtetohen, Semedon e pret një dënim i rëndë.