Ka raportime se PSG e do norvegjezin këtë edicion, në rast që e lejojnë Kylian Mbappe të kalojë te Real Madrid dhe janë gati të ofrojnë 200 milionë euro.
Mirëpo, drejtori sportiv i Dortmundit mohon shitjen e Haaland pavarësisht kësaj vlerë të ‘çmendur’.
“Ne jemi klub futbolli, nuk jemi bankë. Pozita mbetet shumë e qartë dhe nuk do ndryshojë”, tha ai.
Ndërkohë, Haaland vazhdon shkëlqimin derisa në ndeshjen e fundit ishte vendimtar në fitore duke shënuar në kohën shtesë të kohës së rregullt.