Reshje bore në vend, autoritetet bëjnë me dije zonat problematike

Edhe pse jemi zyrtarish në pranverë, temperaturat e ulta dhe reshjet e shiut si dhe ato të borës nuk kanë munguar.

Në disa pjesë të vendit, gjatë natës ka pasur dhe akse problematike njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar

Njoftimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar:

Gjatë natës ka patur reshje bore dhe reshje me intensitet të lartë shiu në veri dhe jug të vendit.

Reshje bore ka pasur në Q. Mali-Fierzë, B. Curri-Valbonë, Pukë-Fushë-Arrës-Shemri, Fushë Arrës-Q.Mali, pjesët fundore të akseve U. Cerenecit- Steblevë, dhe Kuben-Vasije.

Qarkullimi vazhdon normalisht, pa zinxhirë, në të gjithë rajonin e veriut.

Në segmentin Fushë Studë-Steblevë ka rreth 5-7cm dëborë, por nuk ka probleme me qarkullimin.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh dhe rënie dherash në akset rrugore:

Në aksin Berat-Çorovodë, që ka sjellë vështirësi në qarkullim për disa minuta, aktualisht rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm pasi mund të ketë përsëri rënie gurësh për shkak të reshjeve.

Në km 12 të aksit Maliq-Lozhanë pati rënie të një masivi dherash dhe pemesh, të cilën kontraktorët e mirëmbajtjes e pastruan dhe tani qarkullimi vazhdon normalisht.

Në aksin Çorovodë-Hambull pati rënie guresh, u pastruan nga kontraktori qarkullimi vazhdon normalisht.

Në akin Këlcyrë-Përmet pati dalje të disa përrenjve anësorë duke sjellë në rrugë dhera dhe gurë, aksi u pastrua nga kontraktori, qarkullimi vazhdon normalisht.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.


Shtuar 8.03.2020 11:03