Sonte në Pejë janë bastisur disa lokacione nga Policia e Kosovës me kërkesë të Prokurorisë Themelore.
Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar mbi 1500 kg mish.
Të lidhura
None found
Ndërsa mbrapa grilave përfunduan dy persona për veprën penale “Vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.
Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës sot janë bastisur disa lokacione nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorët e AVUK-ut. Gjatë bastisjes, janë sekuestruar mbi 1500 kilogram mish dhe të njëjta janë asgjësuar pas vlerësimit nga ana e zyrtarëve të AUV. Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shteti ka ndaluar dy persona te dyshuar për veprën penale “Vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor””, ka thënë ai.
Ndryshe, Policia e Kosovës më parë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë konfiskuar dhe asgjësuar mish i gjedhit i pavulosur (prejardhja e dyshuar), si dhe sasi të qofteve dhe qebapëve derivat i mishit të lartcekur ne sasi prej 614.260 kg./
