Pak muaj më parë një shqiptar kreu një vepër makabre duke vrarë me thikë vajzën e tij, Sabrinën pasi ajo e kishte kaluar natën në një club.
Petrit Lekaj është rrëfyer me detaje para policisë, duke u shprehur se nuk kishte dashur t’i merrte jetën të bijës por vetëm t’a trembte atë.
Lidhur me ngjarjen tani ka folur edhe e ëma e Sabrinës, e cila ka thënë se shkon shpesh tek bashkëshorti për ta vizituar.
“Dua të them se kjo është një tragjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftësia e mjekëve për të diagnostikuar sëmundjen mendore tek im shoq dhe epideminë e dr ogës që po i merr frymën shtetit tonë, ku edhe fëmijët më të zgjuar bien pre.
Shpresoj që kjo të jetë një thirrje zgjimi për të shpëtuar të tjerë fëmijë”, eshte shprehur ajo për “Daily Mail”. /albeu.com/