Hysni Alushi dhe Enkelejda Arifi ishin pjesë e emisionit “S’e Luan Topi”, ku në bisedën me moderatoren Erjona Rusi folën për jetën e tyre, muzikën, familjen dhe origjinën çame.
Alushi ndau një kujtim të dhimbshëm për të atin, i cili nuk mundi të kthehej më në vendlindjen e tij, në Çamëri. Kjo mbeti një peng i madh për të.
Të lidhura
None found
“Mos ta kem një këmbë e një dorë, vetëm ta shoh Çamërinë. Gjë që nuk e realizoi dot. Mua më ka shtyrë që të jem besnik i asaj treve. T’i këndoj me shpirt”, kujtoi këngëtari fjalët e të atit.
Emocionet u shtuan edhe gjatë rrëfimit të Enkelejda Arifit, e cila solli në vëmendje historitë e treguara nga gjyshja për vuajtjet dhe vështirësitë e familjes së saj.
Ajo tregoi një episod të rëndë nga fëmijëria e gjyshes, e cila, sipas rrëfimit, ishte dhunuar nga një mësuese që nuk ishte shqiptare. “Mësuesja e cila nuk ishte shqiptare, i ka prerë gërshetat. Ishte dhunim”, tha Arifi.
Këngëtarja rrëfeu gjithashtu se familjarët e saj kishin provuar të riktheheshin në Çamëri, por ishin ndaluar dhe kthyer pas. “I kthenin mbrapsht, ishte një eksod i ri, një masakër e dytë”, u shpreh ajo.







