Pas lënies së mandatit të deputetes, Najada Çomo kthehet në Infektiv: Shumica e pacientëve të shtruar janë të pavaksinuar

Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka reaguar ditën e sotme mbi situatën e Covid 19 në vend.

Ajo është shprehur se aktualisht, pjesa më e madhe e të shtruarve janë pacientë të pavaksinuar dhe i përkasin grupmoshave nga 20 vjeç dhe sipër.

Çomo shtoi se po bënen përgatitjet e spitalit “Covid 3” pasi sipas saj i duhet paraprirë situatës.

Kujtojmë se spitali Covid 1 është drejt tejmbushjes. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se të shtruarit në spitale, në 95% të tyre janë të pavaksinuar.

“Pacientë të Spitalit COVID 1 kanë ardhur duke u shtuar nga fundi i korrikut deri tani në gusht. Ajo që vihet re është se ka grupmosha të ndryshme duke filluar nga 20 vjeç dhe lartë. Pjesa më e madhe e pacientëve të shtruar janë të pavaksinuar. Është një element i rëndësishëm, i bëjmë thirrje të pavaksinuarit që të marrin dozën pasi kjo është arma më e fortë për t’u mbrojtur nga COVID. Rritja e numrit të pacientëve në Spitalin COVID 1 na bëjnë që ato struktura që kanë punuar për një periudhë 1 vjeçare për spitalin COVID 3 janë të gatshme, janë struktura të gatshme dhe shtohet stafi i mjekëve”, tha Çomo./albeu.com

 


Shtuar 26.08.2021 18:06