Dy raste të reja nga Maqedonia e Veriut me koronavirus

Maqedonia e Veriut regjistron dy raste të reja me koronavirus. Ky është informacioni i bërë i ditur në orët e pasdites nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimin zyrtar, bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh nga Dibra që janë kthyer nga Italia disa ditë më parë.

Qeveria ka pranuar rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarje e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më 13 Mars.


Shtuar 6.03.2020 18:50