Për pak sa i vrau dikur, ish-ushtari takon 3 italianët (FOTO LAJM)

Një ushtar amerikan ka udhëtuar në Itali për t’u takuar me 3 italianë, të cilët për pak sa i vrau gjatë Luftës së Dytë Botërore.

97-vjeçari Martin Adler i kishte ngatërruar fëmijët me ushtarë gjermanë që ishin fshehur në Malet Apenine, 77 vite më parë.

“Kur po kërkonim për gjermanë, pashë një kosh të madh që po lëvizte dhe po bënte zhurmë. I thashë që të dilnin nga aty, por nuk doli njeri.

Doja të qëlloja me pushkë, por në moment doli një grua që bërtiste duke thënë se janë fëmijë. Vuri trupin e saj para pushkës dhe nga koshi dolën 3 fëmijë shumë të bukur”, tregon Adler.

Ai i gjeti fëmijët pas një postimi në Facebook, ku kishte postuar edhe foton që kishte bërë me ta disa çaste pas shmangies së tragjedisë.

Pasi mori vesh se jetonin në fshatin Monterenzio, pranë Bolonjës, ai shkoi të takonte Bruno, Giuliana dhe Mafalda Naldin (83, 82 dhe 79 vjeç), të cilët do të kalojnë kohë me ish-ushtarin në fshatin e tyre.

Në një intervistë telefonike me CNN, Bruno Naldi tha se ishte 7 vjeç kur ndodhi ngjarja dhe e përshkroi ritakimin me Adlerin si “shumë të bukur”, duke shtuar se u prek kur Adler u dha atyre nga një çokollatë, ashtu siç bënin ushtarët amerikanë me fëmijët gjatë Luftës së Dytë Botërore./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 16:33

Tags: