Valencia këmbëngul për transferimin e Vedat Muriqit

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është futur në radarët e Valencias si një objektiv për të forcuar sulmin në merkaton e janarit.

Burime nga media turke “Sabah”, duke cituar “El Gol Digital”, bëjnë me dije se klubi spanjoll po e ndjek me vëmendje 32-vjeçarin dhe po vlerëson mundësinë e një huazimi të tij.

Të lidhura

None found

Ky interesim vjen në një moment kur Valencia po përballet me mundësinë e largimit të Umar Sadiq, ndërsa qendërsulmuesi kosovar konsiderohet një zgjidhje e mundshme për të zënë vendin e tij.

Sidoqoftë, suksesi i këtij operacioni do të kushtëzohet nga vendimi i lojtarit për t’u ndarë me Fenerbahçen.

Muriqi kaloi te skuadra turke nga Mallorca në fillim të këtij sezoni për shumën e 15.5 milionë eurove dhe deri tani ka shënuar nëntë gola e ka dhënë dy asistime në 18 ndeshje të luajtura.

Në listën e alternativave të Valencias për sulmin përfshihen edhe emra si Artem Dovbyk dhe Richarlison.


Shtuar më 19.11.2026 12:26

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş