Shqipëria dhe Kosova mund të përballen në të njëjtin grup të Euro 2028

Shqipëria dhe Kosova mund të jenë pjesë e së njëjtës vazo në shortin e kualifikueseve të Europianit 2028, por gjithçka do të varet nga rezultati që “dardanët” do të marrin ndaj Irlandës. Kosova ka ende një mundësi për të bërë të njëjtin hap që kuqezinjtë realizuan mbrëmë në Budapest.

Shqipëria dhe Kosova në një grup në kualifikueset e Euro

Pas fitores së Shqipërisë ndaj Bjellorusisë, skuadra e drejtuar nga Rolando Maran pritet të jetë në vazon e tretë. Ky pozicion është siguruar falë vendit të parë, i cili i mundësoi ekipit shqiptar ngjitjen në Ligën B dhe një numër më të madh kuotash në short.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, Kosova e Fodës do të përballet nesër me Irlandën. Një fitore ose barazim në këtë sfidë do ta ngjiste përfaqësuesen kosovare në vazon e dytë, duke krijuar mundësinë konkrete që ajo të shortohet në të njëjtin grup me Shqipërinë.

Vetëm një humbje përballë Irlandës do ta ndryshonte situatën. Në këtë rast, “dardanët” do të kalonin në vazon e tretë, aty ku ndodhet edhe Shqipëria, duke eliminuar mundësinë e një përballjeje mes dy skuadrave shqiptare në kualifikueset e turneut prestigjioz.

SKENARI pas fitores së Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

Kosova fiton ose barazon me Irlandën: krijohet mundësia reale që Shqipëria dhe Kosova të jenë në të njëjtin grup, përkatësisht në vazot 3 dhe 2.

Kosova humbet ndaj Irlandës: mundësia zhduket, pasi të dyja përfaqësueset do të pozicionoheshin në vazon e tretë.


Shtuar më 16.11.2026 12:01

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet